Media e huaj: Shqipëria, mes plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që po tërheq vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, sipas një artikulli të botuar në blog-un amerikan të udhëtimeve “Adventurous Kate”. Dikur e konsideruar një vend periferik në hartën turistike të Evropës, Shqipëria sot po përjeton një rritje të ndjeshme interesi nga vizitorë ndërkombëtarë. Me një kombinim të rrallë mes plazheve me ujëra të kristalta, qyteteve me arkitekturë karakteristike osmane, maleve dramatike dhe një kulture autentike ballkanike, vendi po shndërrohet në një alternativë “serioze” për ata që kërkojnë diçka përtej destinacioneve klasike si Greqia apo Italia. Nga rrënojat antike të Butrint, tek gjallëria urbane e Tiranas, ujërat turkeze të Ksamilit dhe arkitektura karakteristike e Beratit, Shqipëria ofron një përvojë të shumëllojshme që ndërthur historinë,...
Burimi:
kohajone.com