Media britanike “The Sun”: Shqipëria, perla e fshehur e Evropës me histori të lashtë dhe bregdet spektakolar
Ndërsa çmimet në shumë prej destinacioneve më të njohura të Mesdheut vazhdojnë të rriten nga viti në vit, një alternativë gjithnjë e më tërheqëse për turistët është Shqipëria. Sipas medias britanike “The Sun”, vendi ofron të njëjtat ujëra të kristalta me ngjyrë bruz, peizazhe mbresëlënëse malore dhe mikpritje të ngrohtë, por me kosto shumë më të përballueshme. Vizitorët që zgjedhin ta eksplorojnë Shqipërinë në periudhën mes verës dhe fillimit të vjeshtës mund të shijojnë plazhe më të qeta dhe perëndime të bukura dielli, larg turmave të mëdha të turistëve. Udhëtimi shpesh nis nga kryeqyteti, Tirana, ku turistët mund të marrin një makinë me qira dhe të nisin një aventurë rrugore nëpër vend. Një nga ndalesat më të veçanta është qyteti historik i Beratit, pjesë e...
Burimi:
kohajone.com