“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me pronarët

“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me pronarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në Vlorë për 35-vjetorin e PS. Rama iu përgjigj një prej qytetarëve, duke thënë se ai nuk është takuar kurrë me pronarët e tokës në Zvërnec, duke shtuar se ajo është një tokë private, ku sipas tij, qeveria nuk mund të ndërhyjë. Rama: Doja që të flisja me ju. Ju më keni dëgjuar. Unë kam dëgjuar plot që flasin në emrin tuaj. Por juve nuk ju kam dëgjuar. Kështu që thashë t’ju dëgjoj për sa kohë jeni aty. Qytetari: Çështja jonë është ende duke u gjykuar. Ju keni thënë që ajo pronë është e trashëguar dem baba dem. Mua më vrau. Unë tani çfarë të pres nga gjykatësi?! Kam të drejtë apo...