Me thirrje e simbole kuqezi, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Me thirrje e simbole kuqezi, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit, po zhvendosen me marshim drejt godinës së Kryeminsitrisë. Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’, teksa këtë të enjte shënohen 47 ditë tubimesh të përditshme. Ndërsa mbajnë në duar simbolet kombëtare, qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.