Më shumë rrezik për kancer lëkure! Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë

Më shumë rrezik për kancer lëkure! Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë

Gjatë dhjetë viteve të fundit në shumë pjesë të Evropës është rritur ndjeshëm rrezatimi ultravjollcë. Studiuesit paralajmërojnë për rritje të rrezikut për kancerin e lëkurës dhe dëmtimet e syve. Sipas një studimi të ri në disa zona të Evropës rritja e rrezatimit ultravjollcë (UV) gjatë periudhës 2013–2022 ka qenë 10 deri në 20 për qind. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Photochemical & Photobiological Sciences” bazohet në të dhënat e 40 stacioneve të matjes së rrezatimit UV në 19 vende evropiane, të mbledhura për një periudhë dhjetëvjeçare. Sipas studiuesve rezultatet tregojnë për herë të parë se rritja e rrezatimit UV, e vërejtur më parë në disa vende të veçanta, mund të konstatohet në zona më të gjera të Evropës. Më pak re, më shumë rrezatim...