“Me postë…”/ Ish-drejtori i Burgut tregon aksionin: Telefona celularë, të fshehur në një pajisje ‘PlayStation’

“Me postë…”/ Ish-drejtori i Burgut tregon aksionin: Telefona celularë, të fshehur në një pajisje ‘PlayStation’

Ndërkohë që kohët e fundit Drejtoria e Burgjeve ka shtuar kontrollet për futjen e sendeve të paligjshme në këto institucioneve, ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha, i ftuar ne nje studio televizive ka treguar një rast të tentativës së futjes së telefonave celularë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, të fshehur në një pajisje “PlayStation”. Ai tha se informacioni i kishte mbërritur paraprakisht dhe se pajisjet elektronike që futen në burg kontrollohen nga një ekip i posaçëm. “Kam patur një rast ku më vjen një informacion që nëpërmjet pajisjeve elektronike janë futur telefona dhe do vijnë brenda me postë. Ka një ekip që kontrollon të gjitha pajisjet që futen brenda. Një herë në javë ditën e premte në orën 2:00 e kishim ne, mblidhet...