Me pistoleta dhe silenciator në pritë, policia ndalon një vrasje të mundshme në Sarandë, disa të arrestuar
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë, pas një operacioni policor ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë zjarri, municion dhe një silenciator. Operacioni i koduar “Silenciatori” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Dy prej të arrestuarve, S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, ndërsa dyshohet se kishin nxjerrë armët nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi dy pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete. Në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, V. H., 20 vjeç,...
Burimi:
sot.com.al