Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Me eskortë këmba-këmbës, vjen në Vlorë vegla nga Stambolli, pritet rikthimi i furnizimit me ujë (VIDEO)
vlore VLORË- Pas katër ditësh ndërprerjeje, pajisja që do të mundësojë rikthimin e furnizimit me ujë në Vlorë ka mbërritur në qytet. Pjesa u sigurua në Stamboll dhe u transportua drejt Shqipërisë rreth orës 15:00, me avion, për të vijuar më pas drejt Vlorës. Mbrëmjen e sotme ka rinisur menjëherë puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Situata ka shkaktuar reagime të forta, me protesta të përsëritura nga qytetarët e revoltuar. Ka pasur edhe përplasje me policinë, pasi nuk po merreshin masat e nevojshme për rregullimin e situatës./ZËRI