“Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes

“Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes

Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste...