“Më 8 maj, kundër vjedhjes dhe babëzisë”/ Qeveria kërkon ‘pilafin’, protesta e radhës Korreshi thirrje qytetarëve
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka publikuar një videomesazh ku u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës para Kryeministrisë më 8 maj. Në mesazhin e tij, Korreshi ka renditur problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe vjedhje. Ai thekson se situata e rënduar ekonomike dhe sociale kërkon reagim qytetar dhe pjesëmarrje masive në protestë. “Për të gjitha hallet që ka Shqipëria, vjedhjet, makutërinë, babëzinë e pilafin që kërkon kjo qeveri, ju ftojmë të gjithëve në datën 8 maj në shesh, në protestë”, shprehet Korreshi në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Burimi:
sot.com.al