Me 12 armë me vete nga Kosova drejt ‘Fresku-t’! 27-vjeçari rrethohet nga Operacionalja mes mbikalimit

Me 12 armë me vete nga Kosova drejt ‘Fresku-t’! 27-vjeçari rrethohet nga Operacionalja mes mbikalimit

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Një tjetër rast i trafikut të armëve nga Kosova është goditur në Tiranë.  27-vjeçari nga Kosova, Dukagjin Berisha, është arrestuar në flagrancë në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Volsëagen”. Berisha i kishte fshehur armët në kofanon e makinës. Gjatë kontrollit autoritetet sekuestruan 12 armë, pistoleta të tipit 'Glock' së bashku me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut në kryeqytet. Njoftimi i policisë: Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve. Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”. Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk. Vihen në...