Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor
Është mbyllur protesta e ditës së 8-të në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët u mblodhën edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës, ata kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera: Shëndetësia, arsimi, bujqësia, pensionistët dhe minatorët. Ndërkohë, në fund të tubimit u bë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 10 qershor. 19:35 Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humbet mes turmës, qytetarët ulen në tokë Një fëmijë ka humbur mes turmës, ndërkohë që u bë thirrje për gjetjen e tij. Të gjithë qytetarët u ulën në tokë për të ndihmuar gjetjen e të miturit. 18:20 Demokratët i bashkohen protestës, TCH zbulon SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes...
Burimi:
top-channel.tv