Mbyllet pas 6 orësh seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun, trupa tërhiqet për vendim
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e sotme janë dëgjuar argumentet e Presidencës, SPAK dhe Qeverisë dhe në përfundim të tyre, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar të mbyllur seancën. “Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues. Seanca u mbajt pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër. Rama e dorëzoi ankimin në Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ku kërkonte nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë nëse, masa e pezullimit të vendosur...
Burimi:
gijotina.com