Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara Kryeministrisë dhe zhvilluan një marshim në rrugët kryesore të Tiranës. Në përfundim të marshimit, protestuesit u rikthyen sërish para godinës së Kryeministrisë, ku përsëritën thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan dorëheqjen e tij. “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë minutave të fundit të tubimit. Pjesëmarrësit deklaruan se mobilizimi nuk do të ndalet, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të madhe në protestën e radhës. Mes brohoritjeve “Nesër më shumë!”, protestuesit u shpërndanë në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët konfirmuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me të...
Burimi:
gijotina.com