Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Mbyllet me vendim mos fillimi, dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t, “zbërthehen” prapaskenat
Daniel Shima TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillim të dosjes penale për rrëmbimin e ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025. Bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës mori këtë vendim pas një seri veprimesh hetimore, që nga këqyrja e pamjeve filmike, marrja në pyetje 3 herë e Daniel Shimës, të të fejuarës së tij avokate, 2 herë të nënës së tij dhe është arritur në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës. Madje, në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje...