Mbyllen shkollat në Durrës, pezullohet mësimi edhe në Lezhë
Durrësi DURRËS-Për shkak të situatës problematike që ka përfshirë Durrësin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ku janë përmbytur rrugët kryesore, është pezulluar mësimi në shkolla. Bëhet me dije se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës. Situatë problematike regjistrohet edhe në godinat e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitallë. Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit. Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët. Ndërkohë edhe në Lezhë, uji ka përmbytur oborret e shkollave “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”, duke penguar...
Burimi:
zeri.ai