Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor

Mbrohet shefi i QSUT: Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor

Shefi i shërbimit të anestezi – reanimacionit në QSUT, Krenar Lilaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një i dënuar me burg humbi jetën pas një ndërhyrje kirugjikale në këtë qendër spitalore. Në një prononcim për mediat, Lilaj thotë se i dënuari Mihal Merkuri Nderroi jete  pasi ishte në gjendje të rëndë, duke mohuar që vdekja të ketë ardhur si pasojë e mungesës së dritave. “Nuk cënoi kujdesin e pacientëve. I dënuari vdiq pasi ishte në gjendje të rëndë me hemorragji. Furnizimi me energji elektrike u kthye rreth orës 09:45”,– ka thënë Lilaj. Ndërkohë i pyetur përse nuk punojnë gjeneratorët ai ka thënë se kjo nuk është një çështje që i përket atij. “Kjo nuk është pyetje që më...