Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

Deputetja demokrate Albana Vokshi reagoi ashpër nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku u shqyrtua ankimimi për përjashtimin e deputetëve demokratë, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe në shkelje të rregullores parlamentare. “Po na bëni gjyqin pa prova dhe fakte. Mbledhja për përjashtimin u zhvillua pa na u dhënë fjala dhe në shkelje të rregullores,” deklaroi Vokshi, duke akuzuar mazhorancën se kishte marrë vendimin paraprakisht. Ajo sulmoi ish-ministrin Ulsi Manja, duke thënë se ai erdhi në mbledhje vetëm për të formalizuar një vendim të marrë më herët. “Vjen sot zoti Manja që të marrë një vendim që e ka dhënë vetë. Pse votuat për t’i mbyllur dyert mediave? Sepse nuk donit që mediat ta dinin se vendimi u mor në shkelje,” u shpreh deputetja demokrate....