Mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë/ Edi Rama ndan pamje dhe detaje, nga takimi
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e i mbajtur të shtunën me grupin Parlamentar të PS dhe qeverinë. Rama shkruan se në këtë mbledhje u zhvillua një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër. Ndër të tjera, ai thekson se kanë bashkëbiseduar edhe me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës. Gjithashtu mësohet se u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”. “MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e...
Burimi:
sot.com.al