Mbingarkesë në Gjykatën e Gjirokastrës/ 1257 çështje te mbartura nga vitet e kaluara
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka përballuar gjatë vitit 2025 një volum të lartë pune, ku në total janë administruar 2132 çështje, të cilave u janë bashkëngjitur edhe 1198 çështje të mbartura nga viti 2024, duke e çuar numrin total të çështjeve për shqyrtim në 3330. Sipas analizës vjetore të prezantuar nga kryetarja e gjykatës, Entela Selmanaj, gjatë vitit 2025 kanë përfunduar gjykimin 2073 çështje, ndërsa 1257 të tjera janë mbartur për shqyrtim në vitin 2026. Në raport u theksua se Gjykata e Gjirokastrës ka arritur të reduktojë backlog-un me 35%, duke u renditur e dyta në rang vendi për përmirësimin e performancës në këtë drejtim.Ngarkesa më e lartë rezulton në çështjet familjare me palë kundërshtare, me 230 raste, nga...
Burimi:
top-channel.tv