Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria: U thirra për çështje policie

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria: U thirra për çështje policie

xhelal mziu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta, Mziu është pyetur nga mediat nëse paraqitja e tij kishte të bënte me zgjedhjet. Megjithatë, ai refuzoi të japë detaje, teksa deklaroi se ishte një “çështje policie”. Ndaj tij është depozituar një kallëzim në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj, i cili e akuzon për veprën penale të “shpifjes”. Gjithashtu, gjatë vitit 2024, deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm edhe në lidhje me një çështje tjetër që ka të bëjë me tenderat gjatë periudhës kur ai drejtonte Bashkinë e Kamzës. Padia erdhi pas një deklarate të...