Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë
SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas njoftimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, 43.49 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit), ndërsa 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit). Në këtë vlerë thekson SPAK, përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave të llojit TETHER (USDT), me një vlerë ekuivalente prej 14.5 milionë dollarë, ose rreth 12.4 milionë euro. SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit duke regjistruar: 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë. Sa i takon volumit...
Burimi:
top-channel.tv