Mbi 30 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1
Partia Demokratike organizoi këtë të premte protestën e katërt kombëtare, e cila u shoqërua me tensione pasi disa protestues hodhën molotov drejt policisë te Kryeministria dhe te Parlamenti i Shqipërisë. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese. Burime thonë se janë shoqëruar mbi 30 protestues ndërsa në lidhje me këto shoqërime, deputetët e PD-së kanë mbërritur te Komisariati i Policisë Nr. 1, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e shoqëruar. Të shoqëraurit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve. Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihen deputetë të PD-së teksa hyjnë brenda Komisariatit Nr. 1 në Tiranë. Sipas pretendimeve që vijnë nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë...
Burimi:
kohajone.com