Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Laç/ Sekuestrohet automatiku me krehër dhe fishekë

Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Laç/ Sekuestrohet automatiku me krehër dhe fishekë

Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë. Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç. Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”. Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza. Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe...