“Mbajtja në kafaz, e pabazuar në ligj”/ Meta për vendimin e Helsinkit: Rrëzon justifikimet arbitrare të përdorura…
Ish-presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë thirrjen që të gjykohej jashtë kafazit prej xhami në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme. Ai solli në vëmendje rekomandimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit mbajtja e të paraburgosurve në kafaz gjatë seancave është i pabazuar në ligj dhe në kundërshtim me parimet e një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Sipas Metës, ky vlerësim rrëzon të gjitha justifikimet e përdorura deri më sot nga Gjykata. “Dinjiteti njerëzor, prezumimi i pafajësisë, barazia e palëve në gjykim dhe e drejta për një mbrojtje efektive nuk mund të cenohen në emër të praktikave përjashtimore që u referohen masakrave me dhjetëra të vrarë”, shkruan Meta. Më herët edhe PL i kërkon Gjykatës së Posaçme që të...
Burimi:
sot.com.al