Matura shtetërore, apeli i ministres Kumbaro: Mosrespektimi i rregullores ju penalizon! Përjashtoheni nga provimi…

Matura shtetërore, apeli i ministres Kumbaro: Mosrespektimi i rregullores ju penalizon! Përjashtoheni nga provimi…

Në konferencën e sotme për mediat që mbahet vetëm pak ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro sqaroi detaje nga organizimi i punës për mbarëvajtjen e provimeve, ndërsa vuri theksin tek ashpërsimi i rregullave me qëllimin për të garantuar një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. “Bëhet fjalë për një punë shumë voluminoze të filluar që në muajin dhjetor të vitit 2025, kur miratuam rregulloren e maturës shtetërore. Ka qenë një proces i përditshëm për maturantët, ka filluar me publikimin online të modeleve të provimeve disa muaj më përpara, duke u dhënë mundësinë të ushtrohet. Dhe ka kulmuar me testet provë në qendrat e provimeve, ku janë simuluar provimet e maturës, fiks në të njëjtat...