MatchMaker Albania prodhon marrëveshje konkrete: TEDA Tirana firmos bashkëpunim me Dhomën Evropiane të Tregtisë në Dubai

MatchMaker Albania prodhon marrëveshje konkrete: TEDA Tirana firmos bashkëpunim me Dhomën Evropiane të Tregtisë në Dubai

MatchMaker Albania po dëshmon efektivitetin e tij si një platformë për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, ndërsa takimet B2B të zhvilluara në kuadër të këtij eventi kanë nisur të konkretizohen në marrëveshje të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Një nga zhvillimet më domethënëse vjen nga TEDA Tirana, e cila, si pjesë e hapësirës “Digital Horizons”, ka tërhequr interes të lartë nga partnerë ndërkombëtarë. Si rezultat i këtyre kontakteve, gjatë ditës së sotme u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet TEDA Tirana dhe Dhomës Evropiane të Tregtisë në Dubai. Ky bashkëpunim synon identifikimin dhe tërheqjen e bizneseve të huaja për t’u vendosur në TEDA Tirana, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e investimeve të huaja direkte dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë në vend. Në këtë proces ka luajtur...