Mashtruan një grua për 2.2 mln euro, Prokuroria e Tiranës zbulon skemën dhe çon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri biznesi për mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Bëhet fjalë për shtetasit: Andand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri, Mirgen Zaçellari dhe Saimir Gora. Gjithashtu, edhe 5 shoqëri: “MAGOËARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k. Hetimi nisi pas kallëzimit të shtetases M.H., të cilës, shtetasi Adnand Mahmuti dhe ortakët e tij i kërkuan një hua prej 2.2 milionë eurosh për realizimin e një projekti. Sipas hetimeve, Andand Mahmuti përdori gënjeshtrën dhe shfrytëzoi marrëdhënien miqësore me shtetasen M.H. për të mos i kthyer paratë. Ai përdori pozitën e tij si administrator dhe ortak në disa kompani të...
Burimi:
zeri.ai