Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit

Mashtrimi me call-centerat, 230 milionë euro dëm: Gjermania, aktakuzë ndaj kreut të grupit të Amant Josifit

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi që vepronte ndërkombëtarisht, i njohur si “Milton Group”. Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën. Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, mbi 1000 persona thuhet se kanë rënë viktimë e “Milton Group”. Meqenëse mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në Oberfranken është i përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, siç deklaroi Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut. Sipas informacioneve tona, i akuzuari është Mikheil...