Mashtrimi i Ramës/ Gjysma e biletave të koncertit të Kanye West ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Mashtrimi i Ramës/ Gjysma e biletave të koncertit të Kanye West ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Pak ditë para koncertit të Kanye West në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryeministri flet për një interes ndërkombëtar rekord dhe alokon 4.2 milionë euro nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, platforma zyrtare e shitjes së biletave vijon të shfaqë gjysmën e biletave ende të pashitura, duke ngritur pikëpyetje nëse koncerti do të arrijë të mbulojë kostot.. qeveria dha 4 milionē euro për të mbêshtetur turizmin, kur vetë koncerti nuk duket se po tërheq shumë turistë! Vetëm pak ditë e ndajnë Tiranën nga koncerti i Kanye West, një event që është prezantuar si më i madhi muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Por ndërsa në kantier vijojnë punimet për ngritjen e stadiumit të përkohshëm “Eagle Stadium”, me kapacitet 60 mijë...