Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: SPAK nuk i merr për bazë provat tona
Në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë Berisha, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. Mediu e avokati i tij Ardian Visha, kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, kryesisht për përcaktimin e Gërdecit si zonë për përdorim për demontim të armëve dhe përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e të vegjël. Fatmir Mediu u shpreh se përcaktimi i Gërdecit është bërë 1 javë përpara daljes së urdhrit të ministrit. Ai shtoi se ndarja e kalibrave nuk është autoritetet i ministrit të Mbrojtjes, por ka rregullore që e përcakton. Mediu thotë se do të vijojë me kundërshtimet e pretendimeve të SPAK. “Ajo që po ndodh në këtë proces është që prokuroria ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin për një gjë...
Burimi:
opinion.al