Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Ka rifilluar mëngjesin e sotëm ndërhyrja nga ajri në masivin pyjor të Lofkendit ne Mallakastër, për shuarjen e flakëve që prej ditësh po djegin sipërfaqe të mëdha toke. Pavarësisht ditësh ‘luftë’ me flakët, zjarri vijon të mbetet i përmasave të mëdha, duke rrezikuar përhapjen në një perimetër më të gjerë. Gjatë orëve të pasdites së djeshme, flakët kanë përparuar me shpejtësi në masivet pyjore duke djegur pisha. Situata më kritike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan. Ndonëse në terren janë angazhuar zjarrfikëse nga disa bashki, kryebashkiaku i Mallakastrës deklaroi dje se ka qenë e pamundur nga forcat zjarrfikëse që vatrat të izolohen.