Makinat me targa diplomatike në shërbim të grupit “Aruba” për drogë e para, dalin detaje të forta nga dosja e SPAK
Një nga pistat më të rënda që del nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Aruba” nuk lidhet vetëm me trafikun ndërkombëtar të kokainës apo investimet miliona euro në ndërtim, por edhe me dyshimet se organizata kriminale përdorte automjete me targa diplomatike shqiptare (CD) për të transportuar drogë dhe para në vende të ndryshme të Europës. Sipas gazetarit Flamur Vezaj, dokumentet hetimore tregojnë se prokurorët e posaçëm kanë analizuar komunikimet në platformën e koduar SkyECC, ku anëtarët e grupit flasin hapur për një automjet me targa diplomatike që do të transportonte lëndë narkotike dhe para drejt Zvicrës. Në qendër të këtij episodi është Adrian Rama, i identifikuar nga SPAK si përdorues i PIN-eve 30T4KH dhe L0S9EF në SkyECC. Sipas dosjes, ai...
Burimi:
sot.com.al