Makina ‘fluturoi’ nga ura dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, një prej të plagosurve dërgohet te Trauma
Është arrestuar në spital shoferi i makinës e cila një ditë më parë ra në liqenin e Vaut të Dejës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, shtetasi Z. B., 32 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv