Makaronat helmuan studentët, stafilokoku dhe E.coli dërguan në spital 56 studentë të Akademisë së Policisë
56 studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi i gatuar nga kompani SORI-AL. Sipas burimeve të sigurta për Top Channel janë makaronat e ngarkuara me stafilokok koagulaze dhe E.coli, ato që dërguan në spital të rinjtë e policisë. Po ashtu, Top Channel mëson se qenë kushtet jo të mira higjieno-sanitare ato që ndikuan në zhvillimin e këtyre dy baktereve të rrezikshme. I njëjti produkt nga ISUV është analizuar edhe pa i gatuar dhe rezultatet e analizave treguan se makaronat e pagatuara ishin brenda standardeve të sigurisë ushqimore. Edhe AKU është njohur me rezultat e analizave një ditë më parë nga Instituti i Referencës ISUV. Ky institucion ka refuzuar t’i bëjë publike me pretendimin se hetimi ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë, studentët që helmuan,...
Burimi:
top-channel.tv