Lushnjë/ Karkalecat dëmtojnë 600 hektarë tokë në Tërbuf, fermeri: Preparatet janë të shtrenjta, askush nga shteti…

Lushnjë/ Karkalecat dëmtojnë 600 hektarë tokë në Tërbuf, fermeri: Preparatet janë të shtrenjta, askush nga shteti…

Prej 5 vitesh, fermerët e fushës së Tërbufit në Lushnje po përballen me një problem të përsëritur që shkakton humbje ekonomike. Kolonitë e karkalecave kanë pushtuar tokat bujqësore, në fshatrat Pluk, Ferras, Spolatë dhe Grabjan. Sipas fermerëve, rreth 600 hektarë të mbjella kryesisht me jonxhë por dhe me misër, fasule, shalqi po shkatërrohen nga ky insekt. Fillimisht shfaqet në sipërfaqet me jonxhë dhe më pas përhapet në kulturat e tjera. “Ja shikojeni si k shkuar jonxha e farës, ka mbetur vetëm kërcelli. Të gjitha gjethet lulet dhe farat”, tha fermeri. Fermerët thonë se lufta ndaj karkalecave është bërë gjithnjë e më e vështirë. Kostot e spërkatjeve janë të larta, preparatet janë të shtrenjta dhe shpesh nuk japin rezultate. “Jo vetëm jonxha, por te gjithë bimët,...