Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur

Lumi Ishëm në Fushë Krujë del nga shtrati, izolohet një lagje dhe dhjetra hektarë të përmbytur

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë shtuar ndjeshëm nivelin e lumit Ishëmë në Fushë-Krujë, duke bërë që të dalë nga shtrati. Lumi ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë, duke bërë që dhjetëra hektarë tokë bujqësore të jenë nën ujë. Po ashtu, një lagje e këtij fshati është e izoluar pasi rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta.