No Image Available

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Foto ilustruese Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e rrugës “Farborets väg 3” në Malmo të Suedisë, u zgjua së bashku me nënën e saj nga një zhurmë e fortë, e ngjashme me thyerjen e xhamave përtokë. Ajo doli të shihte se ç’po ndodhte në dritare dhe u gjend përballë një shfaqjeje të frikshme, ku silueta burrash të veshur me të zeza dhe me maska në kokë po vraponin në errësirë drejt një godine parkimi. Të tjerë dëshmitarë i panë burrat e maskuar teksa ngarkonin pako të dyshimta nëpër makina dhe largoheshin me motorë. “Një makinë kaloi me shpejtësi duke bërë një zhurmë gërryese dhe të frikshme gomash,” i tha studentja ukrainase policisë suedeze pas ngjarjes. E njoftuar fillimisht për një vjedhje...