Lufta ndaj parave të pista/ BIRN: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale
Foto ilustruese Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhjetra prona dhe pasuri për llogari të autoriteteve britanike dhe vendeve të Bashkimit Europian, si pjesë e luftës transnacionale kundër pastrimit të parave nga grupet shqiptare të krimit të organizuar. Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së Bashkuar, ku zbuloi një ‘shtëpi bari’ për rritjen e kanabisit në shkallë industriale. Brenda katër dhomave, policia gjeti qindra bimë narkotike të parashikuara për të prodhuar 144 kilogramë kanabis me një vlerë tregu prej 1 milion paund, ndërsa arrestoi dy të rinjtë shqiptarë që po kujdeseshin për të. Operacioni policor nuk ishte i beftë. Prej vitit 2019, autoritetet britanike ndiqnin me kujdes gjurmët e Ermal Bibës – një...
Burimi:
zeri.ai