Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV

Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV

Ambasada Amerikane njofton se autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së po bashkëpunojnë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në kuadër të një programi të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit, ekspertë të IRS-së trajnuan zyrtarët rajonalë mbi përdorimin e hetimeve financiare për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të mbledhur prova dhe për të sekuestruar pasuri të përfituara në mënyrë kriminale. Sipas deklaratës, ky bashkëpunim forcon sigurinë e vendeve të rajonit dhe ndihmon në parandalimin e kërcënimeve ndaj SHBA-së. Postimi i plotë:  Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave....