“Lufta mes klaneve të mafias shqiptare”, nis gjykimi për 9 të akuzuarit e vrasjes së Ardit Spahiut, mediat belge zbulojnë emrin e organizatorit
Këtë të hënë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit ka nisur gjykimi i 9 personave që akuzohen për vrasjen e 38-vjeçarit Ardit Spahiut. Sipas mediave vendase personazhet kryesorë të dosjes janë Franc Gergely (i njohur edhe si Franc Çopja) dhe Mikael Qosja, të cilët dyshohen se janë pjesë e një klani mafioz shqiptar, i përmendur shpesh në hetime për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë. Në 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu u vra në një pritë në rrugën “Condor”, në zonën Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një person i maskuar dhe i armatosur me mitraloz me silenciator, sipas dëshmitarëve, qëlloi në breshëri ndaj tij. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja dhe nëntë plumba prekën Spahiun në trup. Hetimet tregojnë se edhe...
Burimi:
top-channel.tv