Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar pronarin e një lokali në fshatin Bulgarec. Shtetasi A. R., 57 vjeç organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë brenda lokalit të tij. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u konstatua se hapësira ishte përshtatur për zhvillimin e bixhozit të paligjshëm dhe përdorimin e drogës. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa gjatë këqyrjes së celularit të A. R. u konstatuan faqe aktive për baste sportive. Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, disa shtetas tentuan të fshihnin provat. Ka nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve R....