LIVE/ Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, 13211 ha tokë dhe 1587 banesa nën ujë! Pritet stuhi e erë e fortë. Protesta në Durrës

LIVE/ Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, 13211 ha tokë dhe 1587 banesa nën ujë! Pritet stuhi e erë e fortë. Protesta në Durrës

Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura. Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur. Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit. Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar...