LIVE/ Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, çfarë kërkojnë tubuesit
Pas katër orësh, u mbyll në Tiranë protesta e shtatë kundër investimit në Zvërnec. Tubimi u zhvillua në sheshin kryesor të kryeqytetit, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit. Ata kanë paraqitur edhe më herë pesë kërkesa: Dorëheqjen e qeverisë; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Më herët gjatë ditës, protesta u mbajt edhe në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas u zhvendos në Tiranë. Paralelisht protesta u mbajtën edhe në Shkodër, e po ashtu në Athinë. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se sheshin Sintagma dolën shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në...
Burimi:
top-channel.tv