LIVE/ Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e Bashkimit Europian. Rama: Jemi fanatikë të BE
Ka nisur në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pak para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa ka qenë i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. 19:35 “S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama flet për TCH: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit...
Burimi:
top-channel.tv