LIVE/ Dita e dhjetë e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin Skënderbej, marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë. Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola. Qytetarët kanë parashtruar pesë kërkesa: Dorëheqjen e qeverisë;Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;Shfuqizimin e Paketës së Maleve;Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv