“Lironi çunat, arrestoni Ramën”/ Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e diasporës, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3

“Lironi çunat, arrestoni Ramën”/ Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e diasporës, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë para Kuvendit. Protestë e cila u shoqërua me tensione e përplasjeve dhe ndalime. Diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë. Ky tubim ka shënuar një pjesëmarrje rekord në ditën e 35 në revoltën kundër Ramës. “Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve. “Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.