Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës më 22 dhjetor, Albi Kryeziu, Erlis Sina, Xhekson Dedaj dhe Artan Hysenaji. Ndaj tyre, Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të njëjtën që kishte kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës. Pas përfundimit të protestës, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit. Gjatë protestës, 3 punonjës tëe Policisë mbetën të dëmtuar. Disa qindra qytetarë iu përgjigjën për rreth dy orë thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë të hënën. Kryetari i...