Lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë, qeveria miraton amnistinë e fundvitit…

Lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë, qeveria miraton amnistinë e fundvitit…

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, si një akt ligjor të bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. Nismën e ka komunikuar sot ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një videomesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë dhe numrin e përfituesve nga kjo amnisti. “Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, tha Lamallari. Sipas tij në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të...