Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit kundër pasurisë, Braho: Nëse zbatohet saktë, nuk ka nevojë për rishikim
Këtë martë është mbajtur një tryezë konsultimi e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në kuadër të procesit të Kontrollit Post-Legjislativ (PLS) për Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar. Në këtë tryezë ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK Klodian Braho, i cili iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura në tryezë. Në lidhje me këtë ligj për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë, ai tha se nëse zbatohet saktë dhe në mënyrë korrekte, nuk ka nevojë për rregullime. “Mendoj se duhet të ndajmë dy gjera, rastin kur ka probleme ligji...
Burimi:
sot.com.al